Ndërlidhjet

Pakistani përpiqet të pastrojë Suatin nga militantët


Pakistan
Pakistan
Kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif, ka bërë të ditur se një bazë e përhershme ushtarake do të ngrihet në Luginën Suat, një zonë e trazuar në veriperëndim të provincës Khiber.

Qarku Suat është vendi ku militantët talibanë kanë qëlluar aktivisten e arsimit, Malala Yousafzai, në tetor të vitit 2012.

Luftëtarët talibanë, të udhëhequr nga kleriku Maulna Fazlullah, tani udhëheqës i grupit Tehreek-e-Taiban, kanë marrë kontrollin e qarkut më 2007, duke udhëhequr një fushatë brutale të dhunës.

Në korrik të vitit 2009, ushtria pakistaneze ka thënë se ka rifituar kontrollin e rajonit.

Por, mbi 20,000 trupa kanë mbetur në dhe përreth Suatit dhe sulmet e militantëve vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG