Ndërlidhjet

Nju Jorku ofron 18 mln $ për arrestimet “e padrejta” më 2004


Nju Jork
Nju Jork
Unioni i Lirive Civile në Nju Jork ka rënë dakord për të paguar 18 milionë dollarë për të zgjidhur qindra padi civile, të ngritura nga njerëz, të cilët kanë thënë se janë arrestuar padrejtësisht gjatë Konventës së Partisë Republikane më 2004.

Oferta kërkon miratimin edhe të një gjykatësi federal të Shteteve të Bashkuara.

Zgjidhja do t’i jepte fund procesit gjyqësor, të vjetër gati një dekadë.

Policia kishte arrestuar mbi 1,800 njerëz gjatë protestës pranë Konventës, në të cilën presidenti i SHBA-së, George W. Bush, ishte nominuar për një mandat të dytë.

Shumica e të arrestuarve kanë qenë policë, por ka pasur edhe gazetarë dhe kalimtarë që nuk kanë qenë të përfshirë në protestë.
XS
SM
MD
LG