Ndërlidhjet

Jahjaga dënon vrasjen e këshilltarit Dimitrije Janiqijeviq


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar fuqishëm vrasjen, gjatë natës, të këshilltarit të Asamblesë së Mitrovicës së Veriut nga Partia e Pavarur Liberale (SLS), si akt qyqar që ka për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe frikësimin e qytetarëve.

Presidentja Jahjaga e ka cilësuar vrasjen e këshilltarit Dimitrije Janiqijeviq si tentim për të zmbrapsur përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj që të vendosin rend dhe ligj dhe të normalizojnë e stabilizojnë çdo cep të territorit të vendit.

Jahjaga kërkon nga organet e rendit që të marrin të gjitha masat për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti dhe për të sjellë përpara drejtësisë kryesit e kësaj vepre.
XS
SM
MD
LG