Ndërlidhjet

Qeveria: Vrasja e Janiqijeviqit, akt qyqar


Prishtinë

Prishtinë

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon vrasjen e këshilltarit komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Dimitrije Janiqijeviq, i zgjedhur nga qytetarët në zgjedhjet e fundit komunale.

"Kjo vrasje është një akt i rëndë dhe qyqar dhe si i tillë është i dënueshëm nga qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Është një sulm i drejtpërdrejtë kundër vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe kundër vendosjes së sundimit të rendit, ligjit dhe institucioneve legjitime edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës", thuhet në reagimin e qeverisë.

Qeveria po ashtu thekson se është e vendosur që me të gjitha kapacitetet e saj institucionale të vazhdojë përkushtimin për funksionalizimin e plotë të institucioneve demokratike, të zgjedhura nga qytetarët në pjesën veriore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG