Ndërlidhjet

logo-print

Zhbogar: Të hetohet plotësisht vrasja e Janiqijeviqit


Samuel Zhbogar

Samuel Zhbogar

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, ka thënë se është shokuar me lajmin e vrasjes së Dimitrije Janiqijeviqit, këshilltar në Komunën Veriore të Mitrovicës.

"Sa herë që humbet një jetë, ne duhet të ndjejmë dhembshuri. Por, në një situatë aq komplekse siç është tani në veri të Kosovës, në momentin kur po formohen institucione tërësisht legjitime dhe demokratike, një vrasje e tillë duhet të dënohet dhe nuk duhet të mbesë e pazgjidhur”.

“Ne bëjmë thirrje për një hetim të plotë, duke përdorur të gjitha forcat e Policisë së Kosovës. E kuptoj që asistenca e EULEX-it tashmë është siguruar siç ka ndodhur cdo herë kur sundimi i ligjit është rrezikuar në Kosovë”, ka thënë pos tjerash Zhbogar.
XS
SM
MD
LG