Ndërlidhjet

Nis gjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit libanez


Rafik Hariri
Rafik Hariri
Gjykimi në mungesë i katër personave të akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri, ka nisur në një gjykatë jashtë Hagës, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

Katër të akuzuarit, pjesëtarë të lëvizjes militante të Hezbollahut, nuk janë arrestuar.

Ata përballen me akuzat për komplot për të kryer një akt terrorist.

Në shkurt të vitit 2005, në Bejrut, makina bombë ka vrarë Haririn dhe 22 persona të tjerë, duke nxitur ndarje sektare midis arabëve sunitë dhe shiitë në Liban.

Sulmi po ashtu ka çuar në tërheqjen e trupave siriane nga vendi.

Hezbollahu mohon çdo përfshirje.

OKB ka ngritur Tribunalin Special për Libanin në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG