Ndërlidhjet

Senati i SHBA-së pritet të miratojë ligjin për shpenzimet


Uashington
Uashington
Senati i Shteteve të Bashkuara, i kontrolluar nga Demokratët, pritet të kalojë sot ligjin për shpenzime, prej 1.1 trilion dollarësh, për të mbajtur agjencitë federale hapur deri më 30 shtator.

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolloar nga Republikanët, ka miratuar të njëjtin ligj të mërkurën me 359 vota për dhe 67 kundër.

Ligji financion programe duke filluar nga mbrojtja raketore deri te shërbimet hekurudhore.

Për katër vjetët e fundit, Kongresi ka financuar agjencitë qeveritare me masa të përkohshme të shpenzimeve, por mosmarrëveshjet midis ligjvënësve kanë çuar në mbyllje të përkohshme të qeverisë në muajin tetor.
XS
SM
MD
LG