Ndërlidhjet

Kreu i OSBE-së, “i tronditur” nga vrasja e Janiqijeviqit


Ambasadori Jean-Claude Schlumberger

Ambasadori Jean-Claude Schlumberger

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka dënuar vrasjen e këshilltarit komunal të Mitrovivës Veriore, Dimitrije Janiqijeviq.

“Jam i tronditur nga lajmi për vrasjen e zotit Janiqijeviq dhe më vjen keq për këtë akt”.

“Figurat politike në veri të Kosovës kanë qenë objekt i sulmeve të shumta deri në zgjedhje, por askush nuk ka pasur pasoja kaq të rënda. Është absolutuisht e papranueshme që në këtë ditë, zyrtarët sulmohen në këtë mënyrë”.

“Janiqijeviq është zgjedhur për të përfaqësuar interesat e elektoratit të tij, gjë që duhet respektuar në çdo shoqëri demokratike”, ka thënë ambasadori Schlumberger, i cili po ashtu i ka shprehur ngushëllime familjes dhe ka kërkuar nga organet e rendit që ta hetojnë këtë “krim të turpshëm”.
XS
SM
MD
LG