Ndërlidhjet

logo-print

Eksplozivë në ambasadën palestineze në Pragë


Pragë, 1 janar 2014.

Pragë, 1 janar 2014.

Policia çeke thotë se ka gjetur eksplozivë në kompleksin e ambasadës palestineze në Pragë, derisa po heton një shpërthim, që ka ndodhur për Vit të Ri dhe ka vrarë ambasadorin palestinez.

Ambasadori Jamal al-Jamal ka vdekur pasi ka hapur sefin në ambasadë.

Policia beson se ai ka përdorur pa kujdes një eksploziv që ka shpërthyer dhe ka vrarë atë.

Qeveria palestineze u ka kërkuar ndjesë zyrtarëve çekë për incidentin.

Policia çeke po ashtu ka gjetur 12 armë të paligjshme në ambasadë, pas shpërthimit.

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se armët janë dhënë nga politikanët çekosllovakë si dhuratë për anëtarët e Organizatës Çlirimtare Palestineze gjatë Luftës së Ftohtë.

Policia çeke thotë se është duke kryer teste balistike për të përcaktuar nëse armët janë përdorur në ndonjë aktivitet kriminal në Republikën Çeke.

Policia thotë se është duke ekzaminuar edhe eksplozivin e sapogjetur.
XS
SM
MD
LG