Ndërlidhjet

Irani refuzon kushtet për pjesëmarrje në konferencën e paqes


Zarif dhe Lavrov
Zarif dhe Lavrov
Irani ka thënë se nuk do të marrë pjesë në konferencën e paqes për Sirinë, nëse vihen kushte për pjesëmarrjen e tij.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i ka bërë këto komente pas bisedimeve me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në Moskë.

Lavrov ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara që të ftojë Iranin dhe Arabinë Saudite në konferencën e 22 janarit në Zvicër.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e fuqive rajonale do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin gati trevjeçar.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Teherani mund të marrë pjesë vetëm nëse pajtohet me marrëveshjet e mëhershme diplomatike, që asnjë qeveri e tranzicionit në Siri të mos përfshijë presidentin Bashar al-Assad apo aleatët e tij të afërt.
XS
SM
MD
LG