Ndërlidhjet

Daçiq: Vrasja e politikanit ka pasoja


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka dënuar vrasjen e këshilltarit komunal të Mitrovicës së Veriut, Dimitrije Janiqijeviq, dhe ka ofruar ndihmën e vendit të tij "për EULEX-in dhe KFOR-in, gjatë procesit të hetimeve".

“Nuk i di motivet apo arsyet, por pasi bëhet fjalë për një pjesëtar të organizatës politike, që ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale, natyrisht se ka implikime dhe pasoja politike”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd.

“Ne do të ofrojmë të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e mundshme për hetimet, në mënyrë që të arrihet deri tek autorët e krimit”, ka thënë Daçiq.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG