Ndërlidhjet

Në Bruksel diskutohet zbatimi i marrëveshjes për telekomunikacionin


Edita Tahiri

Edita Tahiri

Delegacioni i kryesuar nga zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka marrë pjesë në takimin e parë të grupit për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin, të arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Në njoftimin për media thuhet se diskutimi është përqendruar rreth përcaktimit të një afati optimal për marrjen e kodit telefonik shtetëror për Republikën e Kosovës.

Bashkimi Evropian është thënë se do të japë kontributin e vet në këtë drejtim.
XS
SM
MD
LG