Ndërlidhjet

Maqedoni: Pakënaqësi në procesin e lustrimit


Ilustrim
Ilustrim
Përfundimi i mandatit të anëtarëve të Komisionit për lustrim dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj me mandat pesë vjeçar ka rikthyer debatin nëse ky proces ia ka arritur qëllimin, apo nëse ka thelluar edhe më tej ndasitë jo vetëm mes partive politike, por edhe shoqërisë në përgjithësi.

Komisioni do të punojë pa opozitën meqë ajo ka refuzuar të propozojë anëtarët e saj me arsyetimin se komisioni nuk vënë në funksion të pushtetit aktual në vend se të merret seriozisht dhe në mënyrë profesionale me një nga çështjet më të ndjeshme në vend ashtu siç është zhvilluar në shumë vende ish komuniste.

"Është më se e qartë se në këtë shtet do të vazhdojë ky proces kundërthënës dhe i dëmshëm për qytetarët e Maqedonisë. Rizgjedhja e Tome Axhievit në krye të komisionit edhe për një mandat është edhe një dëshmi se VMRO DPMNE-ja do te vazhdojë luftën me kundërshtarët politikë. Ai është një nga shkelësit më të mëdhenj të ligjit për verifikimin e fakteve dhe mosrespektimin e ligjit”, ka deklaruar Goran Sugarevski nga Lidhja Socialdemokrate.

Komisioni për lustrim ka qenë në shënjestër të kritikave të shumta, madje shumë nene të tij ishin pezulluar nga Gjykata kushtetuese për shkak të kundërthënieve të shumta mbi tërë procesin e lustrimit ndërsa Gjykata administrative ka anuluar dhjetëra vendime për shkak të mungesës së fakteve relevante ndaj personave të shpallur për bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete.

Komisioni i lustrimit sërish do të udhëhiqet nga Tome Axhiev, nënkryetar do te jetë Hasan Luma ndërsa do te ketë edhe nëntë anëtarë të tjerë të propozuar nga partitë në pushtet.

Kryetari i komisionit, Tome Axhiev hedh poshtë pohimet e opozitës duke theksuar se ai me ndershmëri dhe profesionalizëm ka kryer punën.

“Komisioni gjatë këtij mandati pesë vjeçar përballej me probleme të shumta në punën e tij. Një grup dëshironte përfundimin e lustrimit ndërsa një grup tjetër i njerëzve e kundërshton këtë proces, nuk dëshiron që të zbatohet lustrimi, por përkundër kësaj, puna jonë ka qenë e pastër dhe transparente dhe gjithmonë për bazë ka pasur ligjin, respektivisht informatat që ka marr nga shërbimet përkatëse për personat e lustruar”, ka deklaruar Axhiev.

Por, përveç opozitës, këtij komisioni dhe procesit në përgjithësi nuk i besojnë as shoqatat e ndryshme, anëtarët e së cilave kenë viktima të aferave të ndryshme të spiunimit apo përndjekjes nga shërbimet sekrete dhe bashkëpunëtorët e tyre.

“Muzikantë të vjetër nuk mund të bëjnë muzikë të re, dmth do të do ta dëgjojmë atë muzikë që e kemi dëgjuar që nga 2007, kur është themeluar komisioni. Unë nuk kam shpresa sepse pothuajse nuk ka dalë asnjë kodosh nga radhët e pozitës, pastaj sipas mendimit tim ky komision nuk është aspak kompetent nga ana profesionale, pastaj edhe vet ligji dhe statusi punës së rregullores për lustrim është shumë kufizues për komisionin”, thotë Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të burgosurve dhe të persekutuarve politike shqiptar.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim që është pjesë e qeverisë kanë paralajmëruar mundësinë e shqyrtimit e rehabilitimit të këtyre personave, por nga shoqata e ish të burgosurve nuk besojnë andaj edhe çështjen e kanë ngritur në Gjykatën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të Strasburg.

Ne kemi dërguar disa aplikacione në gjykatën e Strasburgut prej nga kemi marr përgjigje se lëndët kanë hyrë në procedurë dhe tash presim komunikimin e mëtutjeshëm”, thekson Pollozhani

Ndryshe, gjatë pesë viteve të kaluar sa edhe ka zgjatur mandati i anëtarëve të komisionit të lustrimit janë shqyrtuar dosjet e mbi 29 mijë personave ndërsa 124 prej tyre kanë rezultuar të kenë qenë bashkëpunëtor të ish shërbimeve sekrete.

Gjatë mandatit të ardhshëm, komisioni i lustrimit pritet të shqyrtoje të paktën edhe 20 mijë dosje.
XS
SM
MD
LG