Ndërlidhjet

Kacin: Vrasja e Janiçijeviqit – e shtënë kundër sundimit të ligjit


Jelko Kacin
Jelko Kacin
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, fuqishëm e ka dënuar sot vrasjen e këshilltarit të Komunës Mitrovica Veriore, Dimitrije Janiçijeviq, duke vlerësuar se kjo vrasje është “e shtënë kundër sundimit të ligjit në veriun e Kosovës”.

“Atentati kundër Dimitrije Janiçijeviqit paraqet të shtënë kundër sundimit të ligjit në veriun e Kosovës nga ana e një grupi të vogël kriminal, i cili ka përfituar në mënyrë masive nga vakuumi juridik, që atje ka ekzistuar disa vite”, thuhet në deklaratën e Jelko Kacinit.

“Pozicioni i bashkësisë serbe në Kosovë vetëm mund të dobësohet me aktet e këtilla, të cilat nuk mund ta rrezikojnë zbatimin e Marrëveshjes së prillit dhe vazhdimin e procesit të normalizimit të plotë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Kacin.
XS
SM
MD
LG