Ndërlidhjet

logo-print

Ashton: Hetimet të shpejta për rastin e vrasjes


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka shprehur keqardhje për vrasjen e këshilltarit të Komunës Mitrovica Veriore, Dimitrije Janiçijeviq, në pjesën veriore të Kosovës gjatë natës.

Në njoftimin për media ajo u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit dhe miqve të tij.

Zonja Ashton pret hetime të shpejta lidhur me këtë vrasje, në mënyrë që kryerësit të sillen para drejtësisë.

Çfarëdo përdorimi i dhunës është krejtësisht e papranueshme, thuhet në fund të deklaratës së zonjës Ashton.
XS
SM
MD
LG