Ndërlidhjet

Egjipt: Kushtetuta u miratua me shumicë bindëse


Pamje e Sheshit Tahrir në kryeqytetin Kajro në Egjipt
Pamje e Sheshit Tahrir në kryeqytetin Kajro në Egjipt
Zyrtarë zgjedhorë në Egjipt thonë se rezultatet e hershme nga votimet dyditëshe për Kushtetutën e Re, tregojnë se më se 90% e atyre që kanë dalur në referendum, e kanë mbështetur këtë dokument të ri.

Mediat shtetërore kanë raportuar sot se ende po vazhdon numërimi i fletëvotimeve, por është e qartë se referendumi e ka mbështetur kushtetutën, për të cilën ushtria në Egjipt thotë se do ta ripërtijë demokracinë.

Ministria e brendshme tha se dalja në referendum ishte 55%.

Ky proces ishte madhor për qeverinë e përkohshme, e cila është instaluar nga ushtria, pas përmbysjes së presidentit, Muhammad Morsi, në korrik të vitit të kaluar.

Por, Vëllarëzia Myslimane e zotit Morsi e ka bojkotuar referendumin.

Pas përmbysjes së Morsit nga ushtria, ka pasur protesta të dhunshme.

Këto protesta kanë vazhduar edhe gjatë votimeve dje dhe pardje, ndërsa raportohet se nëntë vetë janë vrarë dhe më se 450 janë arrestuar për protesta dhe pengim të votimit në referendum.
XS
SM
MD
LG