Ndërlidhjet

Irak: Forcat e sigurisë raportojnë për sukses në luftimet në Anbar


Personat e zhvendosur nga Falluxha në qytetin Qerbela

Personat e zhvendosur nga Falluxha në qytetin Qerbela

Forcat e sigurisë së Irakut dhe mbështetësit fisnorë sunitë sot e kanë rimarrë kontrollin ndaj disa pjesëve qendrore të qytetit Ramadi nga militantët e ndërlidhur me al-Kaidën.

Radio Evropa e Lirë, programi për Irakun, ka raportuar se lagjja Hay al-Malab, që ishte nën kontroll të kryengritësve, është rimarrë, ndërsa gjatë luftimeve janë vrarë 21 persona të armatosur.

Raportohet edhe për operacione ushtarake kundër militantëve në hapësirat jashtë qytetit Falluxha.

Gjenerali irakian, Hamid al-Dulaimi, tha se afro 85% e qyteteve Ramadi dhe Falluxha, tash janë nën kontrollin e forcave të sigurisë dhe aleatëve fisnorë.

Dhuna në provincën Anbar ka filluar para 15 ditësh, kur militantët e okupuan Falluxhën dhe pjesë të Ramadit.
XS
SM
MD
LG