Ndërlidhjet

Ukrainë: Miratohet legjislacioni kundër protestave


Pamje nga një debat në Parlamentin e Ukrainës
Pamje nga një debat në Parlamentin e Ukrainës
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar me procedurë të përshpejtuar legjislacionin kundër protestave, me të cilin goditen protestuesit nëpër rrugë.

Parlamenti, poashtu, ka miratuar amandamente me të cilat lehtësohet marrja e imunitetit të deputetëve.

Këto miratime të sotme menjëherë janë kritikuar nga Bashkimi Evropian, pasi janë vlerësuar si rrezikim i demokracisë.

Ambasadori i BE-së në Ukrainë, Jan Tombinski, ka thënë se legjislacini i ri është miratuar duke i shkelur procedurat e zakonshme.

Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, tha se këto masa janë kufizim i “rëndë” i lirisë.

Sipas legjislacionit të ri, instalimi i pautorizuar i tendave dhe skenave në vendet publike, do të dënohet me të holla deri në 640 dollarë amerikanë, ose 15 ditë burg.
XS
SM
MD
LG