Ndërlidhjet

DASH dënon vrasjen në Mitrovicë


Shtetet e Bashkuara i bashkohen qeverisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë në dënimin e vrasjes së Dimitrije Janiçijeviqit, ish kandidat për postin e kryetarit të komunës dhe anëtar i zgjedhur i kuvendit të komunës së veriut të Mitrovicës.

Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes Janiçijeviq dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës për një hetim të plotë, të shpejtë dhe për të vënë përgjegjësit para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

DASH thekson mbështetjen e SHBA për Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e plotë të marrëveshjes së 19 prillit të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve, duke përfshirë edhe themelimin e institucioneve legjitime, demokratike dhe të efektshme dhe forcimin e sundimit të ligjit në veri të Kosovës, me qëllim që t’u garantohet një e ardhme më e mirë qytetarëve që jetojnë atje.

Dhuna dhe frikësimi nuk kanë vend në procesin politik dhe vetëm mund të pengojnë këto aspirata.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha komuniteteve dhe partive politike në Kosovë që të punojnë së bashku për të ulur tensionet dhe për të respektuar vullnetin demokratik të qytetarëve”, thuhet në reagimin e Departamentit amerikan të shtetit.
XS
SM
MD
LG