Ndërlidhjet

SHBA: Kongresi e miratoi legjislacionin për shpenzime


Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar legjislacionin për shpenzime në shumë prej 1100 miliardë dollarësh.

Kjo masë mbrëmë vonë u miratua edhe nga Senati me 72 vota për dhe 26 kundër, ndërsa më herët ajo është miratuar nga Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan.

Pritet që gjatë ditës së nesërme presidenti Barack Obama ta nënshkruaj këtë legjislacion.

Me këtë legjislacion financohen mijëra programe qeveritare, nga ushtria e deri te parqet kombëtare, deri më 30 shtator, kur përfundon viti fiskal 2014.

Votimi në Senat u bë saktësisht tre muaj pasi përfundoi mbyllja 16 ditëshe e qeverisë, e cila ishte shkaktuar lidhur me mospajtimet për financimin e legjislacionit për kujdesin shëndetësor, të cilin e kishte inicuar presidenti Obama.
XS
SM
MD
LG