Ndërlidhjet

Kerry: Opozita e Sirisë të marrë pjesë në bisedime


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, mbrëmë i ka bërë thirrje opozitës së ndarë të Sirisë, që të marrë pjesë në bisedimet për arritjen e paqes dhe për gjetjen e mënyrave për një qeveri të re të tranzicionit.

Pritet që grupet opozitare në Siri do të vendosin sot se a do të marrin pjesë apo jo në konferencën, që fillon më 22 të këtij muaji në Gjenevë të Zvicrës.

Nga ana tjetër, Rusia përsëri ka kërkuar nga perëndimi që Irani të ftohet për pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare për paqe në Siri.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Irani “pashmangshëm” do të bëhet pjesë e përpjekjeve për përfundimin e luftës civile në Siri dhe rrjedhimisht, Teherani do të duhej të përfshihej në çdo takim për arritjen e paqes.

Në Moskë, dje zoti Lavrov është takuar me ministrin e jashtëm iranian, Javad Zarif, dhe me ministrin e jashtëm të Sirisë, Walid al-Moallem.

Ministri Zarif tha se Irani nuk do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për paqe, e cila do të filloj më 22 janar në Gjenevë të Zvicrës, nëse paraqiten parakushte për pjesëmarrje.

Shtetet e Bashkuara thonë se Irani mund të jetë pjesëmarrës në këtë konferencë, vetëm nëse pajtohet me marrëveshjet e mëparshme diplomatike, që në asnjë qeveri tranzicionale në Siri nuk do të përfshihet presidenti Bashar al-Assad, apo ndonjë aleat i afërt i tij.
XS
SM
MD
LG