Ndërlidhjet

K. Jugore: Ushtrimet me SHBA-të mbahen sipas planit


Pamje e një pjese të kryeqytetit Seul të Koresë Jugore

Pamje e një pjese të kryeqytetit Seul të Koresë Jugore

Koreja Jugore ka njoftuar se ushtrimet e përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara do të mbahen ashtu siç është planifikuar.

Një zëdhënës i Ministrisë së mbrojtjes së Koresë Jugore, në këtë mënyrë, i ka hedhur poshtë thirrjet e Koresë Veriore për ndaljen e asaj që ajo e përshkruan si lojëra “provokuese” luftarake.

Ky zëdhënës theksoi se Koreja Veriore duhet të dëshmoj me veprime se është serioze lidhur me paqen.

Dje Koreja Veriore ka kërkuar që Koreja Jugore t’i ndalë ushtrimet e planifikuara për muajin shkurt dhe mars dhe të ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve ndërmjet dy Koreve, përfshirë edhe një moratorium për ndaljen e sulmeve verbale reciproke.
XS
SM
MD
LG