Ndërlidhjet

Netanyahu: Kritika në adresë të disa shteteve të BE-së


Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se disa shtete të Bashkimit Evropian i kanë ftuar ambasadorët izraelitë për t’i shprehur protestat lidhur me shpalljen e fundit të Izraelit për ndërtimin e venbanimeve të reja.

Zoti Netanyahu e ka kritikuar këtë veprim si “hipokrizi, duke akuzuar se shtetet e BE-së përdorin standarde të ndryshme në vlerësimin e izraelitëve dhe palestinezëve.

Javën e kaluar, Izraeli i ka shpallur planet për ndërtimin e 1400 shtëpive të reja në territoret e okupuara në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, territor ku palestinezët dëshirojnë ta kenë kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.

Shumica e vendeve e kanë dënuar Izraelin për këto plane, duke vlerësuar se ndërtimet janë ilegale dhe pengesë për arritjen e paqes.

Kryeministri Netanyahu nuk i ka emëruar shtetet e BE-së, për të cilat ai tha se i kanë ftuar ambasadorët izraelitë, por Radio Izraeli raportoi se ato ishin Britania, Franca, Italia dhe Spanja.
XS
SM
MD
LG