Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Obama i paraqet planet për reformim të NSA-së


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, sot më vonë gjatë ditës, pritet t’i paraqes planet e tij për reformimin e Afgjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA).

Analistët thonë se Obama do të bëjë thirrje për mbikëqyrje të shtuar dhe transparencë.

Në zbulimet e fundit të bazuara në rrjedhjet nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, raportohet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë i ka mbledhur pothuajse 200 milionë tekste të mesazheve nga telefonat mobilë për një ditë në gjithë botën.

Gazeta londineze, Guardian, dhe kanali televizi britanik Channel 4 News, kanë raportuar dje se NSA-ja i ka përdorë mesazhet për të shkëputur të dhëna për lokacionin, pastaj detaje për kartelat kreditore dhe për shfrytëzuesit mobilë.
XS
SM
MD
LG