Ndërlidhjet

SHBA: Teksti i marrëveshjes me Iranin – në Kongres


Jay Carney
Jay Carney
Shtëpia e Bardhë mbrëmë vonë e ka dërguar tekstin e implementimit të marrëveshjes atomike me Iranin, e arritur në muajin nëntor të vitit të kaluar, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Pajtueshmëria për implementim, e arritur më 12 janar, është publikuar edhe për media.

Kjo lëvizje u bë pas kritikave në Uashington se administrata Obama po e mbanë sekrete këtë marrëveshje.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha mbrëmë se është preferencë e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, që detajet teknike të marrëveshjes të mbahen të fshehta.

Kjo agjenci ishte angazhuar për të dhënë sigurime se Irani po i plotësonte përkushtimet e tij.

Sipas marrëveshjes, Irani ka premtuar “shtim dhe transparencë të paprecedente” për programin e tij atomik, duke filluar nga 20 janari, në këmbim për zbutje të sanksioneve në një vlerë prej 6 - 7 miliardë dollarëve amerikanë.
XS
SM
MD
LG