Ndërlidhjet

Bruksel: Reduktim i samitit BE – Rusi


Vladimir Putin (majtas) dhe Jose Manule Barroso gajtë një takimi të mëparshëm
Vladimir Putin (majtas) dhe Jose Manule Barroso gajtë një takimi të mëparshëm
Samiti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë këtë vit do të zgjasë më pak se zakonisht.

Takimi që mbahet në fund të këtij muaji në Bruksel, zakonisht ka zgjatur dy ditë, përfshirë edhe drekën e përbashkët të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barrose.

Por, tash samiti më 28 janar, do të zgjasë vetëm disa orë.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kociançiq, tha se formati i bisedimeve ka ndryshuar në “dritën e zhvillimeve aktuale”, ndërsa pjesëmarrësit do t’i trajtojnë me “reflektim të thellë” raportet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Raportet e Brukselit dhe Moskës, pos tjerash, janë tensionuar edhe lidhur me Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Viktor Yanukovich, papritmas refuzoi ta nënshkruaj marrëveshjen për afrim me Bashkimin Evropian, duke ndërmarrë hapa për lidhje më të afërta me Rusinë.
XS
SM
MD
LG