Ndërlidhjet

SHBA: Dy senatorë kërkojnë sanksione globale Magnitsky


Faqja e parë e Aktit Magnitsky të miratuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara
Faqja e parë e Aktit Magnitsky të miratuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara
Dy senatorët amerikanë, republikani John McCain, dhe demokrati Ben Cardif, e kanë paraqitur një propozim - legjislacion me të cilin Akti Magnitsky, i miratuar në vitin 2012, për sanksione kundër zyrtarëve rusë të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, të zgjerohet edhe për vendet e tjera.

Të dy senatorët, mbrëmë kanë deklaruar se propozimi i tyre do të siguronte se “abuzuesve të të drejtave të njeriut në çdo vend në botë tu ndalohej hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe shfrytëzimi i institucioneve financiare amerikane”.

Për tu shndërruar në ligj, ky propozim – legjislacion duhet t’i kaloj disa shkallë. Megjithatë, ai është pritur me intertesim në të dy partitë amerikane.

Sipas Aktit Magnitsky, zyrtarëve rusë, që janë të implikuar në vrasjen e avokatit Segei Magnitsky në vitin 2009, u ndalohet dhënia e vizave dhe ndaj tyre janë imponuar sanksione financiare.

Rusia konsideron se ky legjislacion është i papranueshëm dhe se paraqet përzierje në punët e saj të brendshme.
XS
SM
MD
LG