Ndërlidhjet

logo-print

BFI: Qytetarët e Maqedonisë të mos shkojnë në luftë në Siri


Pamje e një pjese të Shkupit

Pamje e një pjese të Shkupit

Bashkësia Fetare Islame (BFE) në Maqedoni ka bërë thirrje që qytetarët të mos shkojnë në Siri për të luftuar.

“Porosia ynë prej fillimit kur u shfaq ky fenomen, ishte se ne si Bashkësi Fetare Islame jemi kundër përfshirjes së qytetarëve tanë në luftën në Siri”, i tha Radios Evropa e Lirë, kryetari i BFE, Sulejman Rexhepi.

Mëtutje ai ka theksuar se pjesëmarrja e qytetarëve të Maqedonisë në luftën në Siri, nuk mund të kontrollohet pasi shkuarja bëhet individualisht, e jo institucionalisht.

Ai ka theksuar se asnjë person që ka shkuar në Siri nuk është konsultuar me Bashkësinë Fetare Islame.
XS
SM
MD
LG