Ndërlidhjet

Japoni: Vdiq ushtari i cili 30 vjet ka menduar se lufta po vazhdonte


Pamje nga kryeqyteti Tokio në Japoni

Pamje nga kryeqyteti Tokio në Japoni

Ushtari japonez i Luftës së Dytë Botërore, Hiroo Onoda, i cili është fshehur në xhunglën e Filipineve deri në vitet e 70-ta, duke menduar se ende ishte në luftë, ka vdekur dje në moshën 91 vjeçare, ka njoftuar Qeveria e Japonisë.

Ai ishte anëtar i gueriljes japoneze që operonte në ishullin filipinas Lubang, kur kishte përfunduar lufta.

Ai kishte mbetur gjallë duke u ushqyer me minj dhe duke vjedhur çdo gjë që ishte e mundshme nga bujqit lokalë.

Për afishet e hedhura me aeroplanë, me të cilët është synuar njoftimi i luftëtarëve japonezë se Lufta e Dytë Botërore ka përfunduar, disa prej tyre, përfshirë edhe ushtarin Onoda, kishin menduar se ato paraqesin mashtrim.

Në vitin 1974, kur ish-komandanti i tij arriti dhe i bëri thirrje Onodës që të dalë nga xhungla, ai përfundimisht doli nga izolimi.
XS
SM
MD
LG