Ndërlidhjet

BE, SHBA: Dënohet legjislacioni i ri në Ukrainë


Protestuesit në kampin e tyre në kryeqytetin Kiev në Ukrainë
Protestuesit në kampin e tyre në kryeqytetin Kiev në Ukrainë
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur “shqetësim të thellë” me legjislacionin kundër protestave, që është miratuar dje nga Parlamenti i Ukrainës.

Këto masa paraqesin goditje ndaj protestuesve në rrugë dhe janë miratuar amandamentet që e lehtësojnë marrjen e imunitetit të deputetëve.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha se këto nisma “i kufizojnë të drejtat fundamentale të shtetasve të Ukrainës”.

Departamenti amerikan i shtetit tha se masat “paraqesin dyshime serioze për përkushtimet e Ukrainës për normat demokratike”.

Lideri opozitar në Ukrainë, Vitaly Klitschko, ka vlerësuar se në këtë vend po “shpaloset” diktatura.

Anëtari i Parlamentit të Ukrainës, Anatoliy Hrutsenko, ka shpallur dorëheqjen e tij, duke e krahasuar Ukrainën me Korenë Veriore.

Ish-kryeministrja ukrainase, Yulia Tymoshenko, e cila gjendet në burg, ka kërkuar nga opozita që të mos lejoj hyrjen në fuqi të këtij legjislacioni.
XS
SM
MD
LG