Ndërlidhjet

Izrael: Thirren ambasadorët e katër vendeve të BE-së


Pamje e një vendbanimi të hebrenjëve në Bregun Perëndimor
Pamje e një vendbanimi të hebrenjëve në Bregun Perëndimor
Izraeli i ka ftuar disa ambasadorë të vendeve evropaine për të protestuar kundër qëndrimit të “njëanshëm” të vendeve të tyre në favor të palestinezëve.

Qeveria e Izraelit ka njoftuar sot se ministri i jashtëm Avigdor Lieberman, i ka ftuar ambasadorët e Britanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës.

Ky veprim ndodhi, një ditë pasi katër vendet e përmendura, anëtare të Bashkimit Evropian, i kanë ftuar ambasadorët izraelitë për të dhënë vërejtje lidhur me planet për zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se është koha “të ndalet hipokrizia” dhe “të injektohet balancë e korrektësisë në këtë diskutim”.

Javën e kaluar, Izraeli i ka shpalllur planet për ndërtimin e 1400 shtëpive të reja në vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka vlerësuar se vendbanimet janë “pengesë për paqe”.
XS
SM
MD
LG