Ndërlidhjet

Kosovë: U varros këshilltari i vrarë Janiçijeviq


Oborri i shtëpisë së Dimitrije Janiçijeviqit të vrarë

Oborri i shtëpisë së Dimitrije Janiçijeviqit të vrarë

Këshilltari i Komunës Mitrovica Veriore, Dimitrije Janiçijeviq, është varosur sot në Rudar afër Zveçanit.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familja e tij, të afërmit e tjerë, miqtë dhe një numër i madh i qytetarëve të Mitrovicës.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviq, politikani Oliver Ivanoviq, e të tjerë.

I ndjeri Janiçijeviq është vrarë në mesnatën ndërmjet së mërkurës dhe të enjtes para shtëpisë së tij, nga të shtënat me armë zjarri.
XS
SM
MD
LG