Ndërlidhjet

logo-print

Peshauari, qendër e poliomelitit në botë


Peshauar

Peshauar

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se qyteti veriperëndimor i Pakistanit, Peshauar, “është grumbulluesi më i madh në botë i virusit të poliomelitit”.

OBSH ka thënë se mbi 90 për qind e rasteve aktuale të poliomelitit lidhen me Peshauarin dhe se 12 nga 13 raste të regjistruara në Afganistanin fqinj, lidhen po ashtu me qytetin pakistanez.

Vitin e kaluar, në Pakistan janë regjistruar 58 raste me këtë sëmundje.

Fushata e vaksinimit në këtë vend është shoqëruar me dhunë kundër punërtorëve shëndetësorë.

Militantët e konsiderojnë fushatën e vaksinimit si anti-islamike, ndërsa punëtorët shëndetësorë si spiunë të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG