Ndërlidhjet

Luftime intensive në Anbar të Irakut


Falluxha
Falluxha
Forcat irakiane të sigurisë dhe fiset aleate kanë vazhduar sulmet kundër militantëve të lidhur me Al Kaidën dhe forcave antiqeveritare në provincën Anbar.

Radio Iraku i Lirë ka raportuar për granatime intensive në Falluxha dhe së paku tre njerëz të vrarë.

Luftimet kanë çuar në largim masiv të popullatës.

Muajin e kaluar, pjesë të mëdha të qyteteve Ramadi dhe Falluxha kanë rënë nën kontrollin e militantëve, pasi ushtria ka çmontuar një kamp të protestuesve sunitë në Ramadi.
XS
SM
MD
LG