Ndërlidhjet

Hollande viziton në spital Zonjën e Parë


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka vizituar Zonjën e Parë, Valerie Trierweiler, në spital, për herë të parë prejse kanë shpërthyer raportet për afera të tij të dashurisë, javën e kaluar.

Trierweiler është pranuar në spital për shkak të, siç është thënë, shokut që ka përjetuar kur ka mësuar për këto raporte.

Revista Closer ka publikuar e para detajet për lidhjen e zotit Hollande me aktoren franceze, Julie Gayet.

Revista ka thënë se afera ka nisur gjatë garës presidenciale më 2012.

Gayet ka thënë se ka paditur revistën Closer për shkelje të privatësisë, duke kërkuar 50,000 euro për dëmet dhe 4,000 euro për shpenzimet ligjore.
XS
SM
MD
LG