Ndërlidhjet

Raketat nga Siria shkaktojnë viktima në Liban


Liban - foto arkivi
Liban - foto arkivi
Raketat nga Siria kanë goditur fshatrat dhe qytetet kufitare të Libanit, duke vrarë së paku shtatë persona dhe plagosur 20 të tjerë.

Ushtria libaneze ka thënë se së paku 20 raketa nga Siria kanë goditur zonat kufitare në Liban.

Shumica e viktimave janë regjistruar në qytetin Arsal, të banuar më shumicë myslimane sunite.

Në këtë qytet ka po ashtu mijëra refugjatë sirianë, që kanë ikur nga dhuna në vendin e tyre.
XS
SM
MD
LG