Ndërlidhjet

Yanukovych nënshkruan ligjin anti-protestë


Kiev, 17 janar 2014.
Kiev, 17 janar 2014.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka nënshkruar ligjin që ndalon protestat.

Lajmi është konfirmuar të premten në ueb-faqen zyrtare të Yanukovychit.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të thellë” për masën e re anti-protestë duke thënë se ajo është jodemokratike.

Sipas ligjit të ri, ngritja e paautorizuar e tendave në vendet publike do të dënohet me gjobë deri në 640 dollarë ose me 15 ditë burgim.

Njerëzit dhe orgaizatat që ofrojnë objekte ose pajisje për tubime të paautorizuara do të paguajnë gjobë deri në 1,275 dollarë ose do të përballen me burg deri në 10 ditë.
XS
SM
MD
LG