Ndërlidhjet

Opozita siriane vendos për pjesëmarrje në bisedimet paqësore


Ilustrim
Ilustrim
Koalicioni Kombëtar i Sirisë pritet të diskutojë të shtunën në Turqi rreth pjesëmarrjes apo jo të tyre në bisedimet paqësore.

Bisedimet që do të zhvillohen në Stamboll ndërmjet të pjesëtarëve të këtij grupi opozitar, ishin shtyrë për një ditë, për shkak të mospajtimeve ndërmjet anëtarëve të grupit.

Analistët thonë se është ende e paqartë se si dhe kur Koalicioni Kombëtar, do të arrij pëlqim për vendimin final.

Bisedimet paqësore ndërmjet të kryengritësve dhe qeverisë së Bashar al-Assad, pritet të fillojnë javën e ardhshme në Zvicër.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i ka bërë sërish thirrje të premten opozitarëve sirian që të marrin pjesë, në atë që pritet të jenë bisedimet e para direkte, për të ndalur luftën tre vjeçare, që la mbi 100,000 të vdekur.

Gjatë një vizitë të premten në Moskë, ministri i jashtëm sirian Valid al-Muale, tha se i ka dorëzuar zyrtarëve rus planin për armëpushim në Aleppo, ku forcat qeveritare janë duke luftuar me kryengritësit tash e një vjet.
XS
SM
MD
LG