Ndërlidhjet

logo-print

Shkon në 21 numri i të vrarëve në Kabul


Ilustrim

Ilustrim

Ka arritur në 21 numri i të vdekurve nga sulmi në një restorant të premten në Kabul, njoftojnë autoritetet afgane.

Policia bënë të ditur se në mesin e viktimave janë edhe Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Afganistan dhe katër pjesëtarë të Misionit të Kombeve të Bashkuara.

Talebanët kanë marr përgjegjësinë për sulmin në restorantin që gjendet në qarkut Wazir Akbar Khan, që frekuentohet kryesisht nga diplomatë të huaj dhe afarist ndërkombëtar.

Forcat afgane të rendit thonë se sulmuesi vetëvrasës ka detonuar eksplozivin para hyrjes së restorantit, pak kohë pasi dy sulmues të tjerë kishin shtënë me automatik në drejtim të mysafirëve në brendi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka dënuar këtë incident duke nënvizuar se sulmet ndaj civilëve “janë plotësisht të papranueshme dhe paraqesin një shkelje flagrante të të ligjeve ndërkombëtare”.

Një zëdhënësi i talebanëve shkroi në Twitter se sulmi është shenjë hakmarrje për fushatën ajrore që ka vrar qindra civilë në krahinën Parëan në fillim të kësaj jave.
XS
SM
MD
LG