Ndërlidhjet

18 vdesin duke ikur nga rrëmuja në Mumbai


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 18 veta kanë humbur jetën duke ikur nga rrëmuja në Mumbai, ku dhjeta mijëra njerëz ishin mbledhur për të nderuar një lider spiritual të kryeqytetit financiar indian, raportojnë mediet lokale.

Agjencia e lajmeve Press Trust of India shkruan se të paktën edhe 40 njerëz të tjerë janë lënduar të shtunën kur xhemati ia kishtë mësyer shtëpisë së Syedna Mohammed Burhanuddin, prijësit të komunitetit mysliman Davudi Bohra.

Ai vdiq të premten në moshën 102 vjeçe.

Televizionet indiane thanë se stampedoja ndodhi kur turma e njerëzve nisi të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërsa rrugët sa vinin e ngushtoheshin, dhe nuk mjaftonin për të absorbu gjithë masën.

Zyrtarët policor në Mumbai ende nuk kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes së sotme.
XS
SM
MD
LG