Ndërlidhjet

Vrasja në veri, destabilizoi mundësitë thotë Gjuriq


Ilustrim
Ilustrim
Këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë të shtunën se vrasja e këshilltarit në komunën e Mitrovicës së Veriut, ka destabilizuar mundësitë në Kosovë.

Gjuriq i tha RTS-it se qëllimet e politikës serbe në veri të Kosovës nuk kanë ndryshuar, sepse siç tha ai, duhet llogaritur në të gjitha pengesat që paraqiten në rrugëtim drejt themelimit të Bashkësisë së Komunave Serbe.

“Kjo situatë ishte tërësisht e panevojshme, dhe pjesërisht ajo u shkaktua nga mospajtimi në mesin tonë”, ka thënë ai.

Të enjten pas mesnate, është vrarë para shtëpisë së tij në Mitrovicën e Veriut, Dimitrije Janiçijeviq, nga Partia e Pavarur Liberale Serbe (SLS).

Janiçijeviq ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore nga Lista e Partisë së Pavarur Liberale, në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në Kosovë, si dhe këshilltar komunal në Kuvendin e sapoformuar të Komunës së Mitrovicës së veriut.
XS
SM
MD
LG