Ndërlidhjet

Birmania demobilizon 96 fëmijë ushtarë


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria e Birmanisë ka liruar të shtunën nga aradhet e veta 96 fëmijë, të cilët ishin rekrutuar në forcat e armatosura.

Shfrytëzimi i gjerë i fëmijëve si ushtarë dhe punëtorë krahu nga ushtria, ishte një prej shumë shkeljeve të të drejtave të njeriut, që i dha Birmanisë statusin e shtresës së ulët në mesin e demokracive perëndimore, në dy dekatat e fundit.

“Sot po demonstrohet rëndësia e planit të veprimit, i cili përbënë një përkushtim të rëndësishëm të qeverisë së Birmanisë, për të parandaluar dhe për t’i dhënë fund rekrutimit dhe përdirimit të fëmijëve për qëllime ushtarake”, tha koordinatori i Kombeve të Bashkuara në këtë shtet, Renata Dessallien.

Tek vitin e kaluar ishin largar një set sanksionesh kundër Birmanisë, në mënyrë që të shpërblehen reformat politike që paraqiti presidenti Thein Sein, pasi u zgjodh në këtë post në mars të vitit 2011.

“Sipas planit të veprimit, deri më tani 272 fëmijë dhe të mitur janë liruar”, tha Bertrand Bainvel, përfaqësuesi i UNICEF-it në Yangon.
XS
SM
MD
LG