Ndërlidhjet

Katër vriten në operacionin anti-terror në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Katër militant islamist raportohet se janë vrarë të shtunën nga autoritete ruse, pas një operacioni të gjerë anti-terrorist në rajonin e Dagestanit në Kaukazin Verior.

Viktimat, sipas medieve shtetërore në Moskë, raportohet se kanë ikur në një shtëpi pas shpërthimit të një makine bombë në afërsi të një restoranti në qytetin Makhachkala të premten mbrëma.

Shtatë persona janë lënduar në këtë incident.

Dorasit e dyshuar të këtij krimi, raportohet se janë vrarë të shtunën nga forcat speciale anti-terroriste ruse, të cilat kanë hyrë me forcë në shtëpinë ku ishin strehuar.

Dagestani llogaritet të jetë qendra e kryengritjes së dhunshme që ka kapluar Kaukazin Verior të banuar me shumicë myslimane, për vite të tëra.

Dhuna e vazhdueshme dhe sulmet e fundit vetëvrasëse në qytetin e Volgogradit, kanë shtuar frikën për sigurinë në këtë shtet, në prag të hapjes së lojërave dimërore.

Olimpiada dimërore në Sochi, pritet të hapet solemnisht më 7 shkurt.
XS
SM
MD
LG