Ndërlidhjet

Kucherena: Obama reflektoi për punën e Snowden


Anatoly Kucherena (M), avokati i cili po ndihmon Edward Snowden, ish kontraktorin e Agjencisë Amerikane për Sigurinë Kombëtare-NSA, (Ilustrim)

Anatoly Kucherena (M), avokati i cili po ndihmon Edward Snowden, ish kontraktorin e Agjencisë Amerikane për Sigurinë Kombëtare-NSA, (Ilustrim)

Avokati rus i të arratisurit nga drejtësia amerikane Edward Snowden, ish kontraktorit të Agjencisë Amerikane për Sigurinë Kombëtare (NSA), ka thënë se vendimi i presidentit Barack Obama që të reformojë agjencinë e spiunimit paraqet “njohje të faktit se shërbimet speciale amerikane kanë ndërhyrë pakufishëm në jetën private të qytetarëve”.

Avokati Anatoly Kucherena, tha të shtunën se vendimi i presidentit amerikan është “një reagim për brengat dhe mllegin e popullit rreth ndërhyrjes në privatësinë e tyre”.

Ku avokat ka lidhje të mira në Kremlin, dhe po ashtu është edhe anëtar i Dhomës Publike Ruse.

Obama paralajmëroi të premten një reformë të thellë në programet amerikane që mbledhin dhe ruajnë të dhënat nga mbikëqyrja elektronike.

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të kufizojnë vëzhgimin e trafikut elektronik të “miqve të afërt dhe aleatëve” jashtë kufijve amerikan.

Sipas tij, NSA “nuk është duke spiunuar njerëzit e rëndomtë të cilët nuk paraqesin rrezik për sigurinë tonë kombëtare”.
XS
SM
MD
LG