Ndërlidhjet

Vriten 7 veta në operacionin anti-terror rus


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet ruse njoftojnë se shtatë militantë të dyshuar islamist janë vrarë në një operacion të posaçëm anti-terrorist në kryeqytetin e republikës së Dagestanit në Kaukazin Verior.

Zyrtarët thanë se në mesin e të vrarëve është edhe Makhmud Aliyev, i cili është zgjedhur rishtazi si prijës i grupit militant Makchachkala.

Po ashtu është vrarë edhe Zaira Aliyeva, gruaja e një militanti të vrarë më herët, e cila sipas policisë, mund të ketë qenë duke përgatitur një sulm vetëvrasës, në shenjë hakmarrjeje.

Operacioni anti-terrorist është ende duke vazhduar në këtë rajon, pas ndërhyrjes së njësive speciale në vendin ku kanë banuar militantët.

Hetuesit ende po shikojnë vendin e ngjarjes, në përpjekje për të gjetur, sipas policisë, të dhëna për sulme të tjera eventuale vetëvrasëse.

Sipas policisë, një numër i madh i armatimit thuhet se është gjetur nën rrënojat e shtëpisë ku jetonin militantët e vrarë.
XS
SM
MD
LG