Ndërlidhjet

Kosova dhe Monako do të thellojnë bashkëpunimiin


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj thotë të ketë pranuar përkrahje nga shteti i Monakos për agjendën multilaterale të Kosovës.

Sipas një komunikate për shtyp nga zyra e tij në Prishtinë, ministri Hoxhaj thuhet se ka takuar homologun e tij nga ky shtet Jose Badia, me të cilin ka diskutuar për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe bashkërendimin e aktiviteteve në disa nisma që do të vijnë të Kosovës për aplikim në organizata ndërkombëtare.

Shefi i diplomacisë së Monakos, Jose Badia thuhet se ka shprehur gatishmëri për të përkrahur Kosovën, dhe atë, siç thuhet në njoftimin e qeverisë, jo vetëm gjatë aplikimit në organizata ndërkombëtare.

“Besoj se bashkëpunimi ndërmjet Monakos dhe Kosovës jo vetëm që është i mundshëm por është edhe i dëshirueshëm. Monako mbështet zhvillimin, pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare dhe jemi shumë të interesuar për ta përcjellur zhvillimin e vendit tuaj në këtë kontekst”, citohet të ketë thënë nga qeveria në Prishtinë, ministri Badia.

Njoftimi i qeverisë së Kosovës thotë se, në takimin ndërmjet të dy ministrave, Hoxhaj ka propozuar nënshkrimin e një marrëveshjeje kornizë, e cila do të duhej ta inicionte dhe rregullonte këtë bashkëpunim në disa fusha, “prej ekonomisë, tregtisë, shkencës, arsimit, kulturës e sportit, dhe në të ardhmen ndërmjet qeverive tona të ketë edhe persona përgjegjës që do të duhej ta koordinojnë një bashkëpunim të tillë”.

“Mora mbështetje konkrete në këtë drejtim dhe meqë viti 2014 do të jetë vit i Kosovës multilaterale dhe aplikimi i jonë në organizata do të jetë prioritet mbi prioritetet, unë besoj që Monako sikurse shtetet e tjera që kam vizituar do të jenë mbështetëse të fuqishme të Republikës së Kosovës”, deklaroi ministri Enver Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG