Ndërlidhjet

Vatikani largoi 384 priftërinj të akuzuar për pedofili


Ilustrim
Ilustrim
Selia e Shenjtë ka larguar rreth 400 priftërinj të akuzuar për keqtrajtim seksual të fëmijëve gjatë viteve 2011 dhe 2012, lajmëroi një zëdhënës i Vatikanit të shtunën

At Federico Lombardi, para do kohe kishte kundërshtuar një shkrim të agjencisë amerikane Associated Press, që thoshte se 384 pjesëtare të klerit ishin përballur me ndëshkime të tilla gjatë kësaj periudhe kohore, por më vonë është tërhequr nga deklarata e tij.

“Është e saktë”, ka thënë Lombardi të shtunën për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

Sipas tij, të dhënat janë nxjerr nga raportet e veprimeve që Vatikani i publikon çdo vit.

Të enjten në Gjenevë, emisarë të Vatikanit kaluan nëpërmjet një presioni të madh publik, rreth skandaleve globale të priftërinjëve pedofil, gjatë një takimi të Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara.

Kryepeshkopi Silvano Tomasi, që është ambasador i Vatikanit në Zyrat e OKB-së në Gjenevë, i tha delegatëve të këtij paneli se mbikëqyrësi disiplinor i Selisë së Shenjtë, ka pranuar 418 raporte për abuzim seksual me të mitur, gjatë vitit 2012.
XS
SM
MD
LG