Ndërlidhjet

logo-print
Katër futbollist afgan janë vrarë dhe tre të tjerë janë lënduar sot gjatë një sulmi me minahedhës në Kandahar, krahinën jugore të Afganistanit.

Autoritetet lokale thotë se minahedhësi ka përfunduar në fushën e stadiumit të futbollit të shtunën mbrëma, në kohën kur sportistët po kryenin stërvitje.

Sulmi është regjistuar në qarkun Maivand të Kandaharit, raporton korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në këtë shtet.

Zëdhënësi i qeverisë krahinore në Kandahar, Javel Faisal, i tha Radios Evropa e Lirë, se sportistët ishin futbollistë të një klubi lokal.

Askush ende nuk ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG