Ndërlidhjet

Presidenti hungarez cakton zgjedhjet më 6 prill


Presidenti i Hungarisë Janos Ader (Ilustrim)

Presidenti i Hungarisë Janos Ader (Ilustrim)

Hungaria do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 6 prill, lajmëroi të shtunën përmes një komunikate presidenti i shtetit Janos Ader.

Sipas kryetarit hungarez, është në interes të shtetit që të ketë sa më parë një parlament dhe qeveri të ri, dhe atë sa më parë të jetë e mundur.

“Është e pritur e arsyeshme e qytetarëve të Hungarisë që fushata zgjedhore të mos zgjat më shumë sesa është e nevojshme dhe e justifikueshme”, ka thënë Ader.

Sipas sondazheve të fundit, partia e qendrës së djathtë në pushtet Fidesz, e kryeministrit Viktor Orban, ka një përparësi bindëse në krahasim me opozitën majtiste.
XS
SM
MD
LG