Ndërlidhjet

logo-print

Obama: 2014 mund të jetë viti shpërthyes për ShBA


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka thënë sot se beson që viti 2014 mund të jetë një vit shpërthyes për Amerikën.

Gjatë paraqitjes së tij të përjavshme në radio dhe internet, Obama ka thënë se ShBA-të po përgatiten për të rikthyer vendet e punës që humbën gjatë kohës së recesionit ose u dërguan jashtë shtetit tek konkurrentët.

Por, siç thotë ai, për ta arritur këtë synim, ShBA-të duhet të veprojnë për të krijuar vende të paguara mirë të punës dhe të rritin mundësitë ekonomike.

Presidenti Obama shfaqi gatishmërinë për të bashkëpunuar me kongresin për këto tema.

Mirëpo, ai thotë se kur Kongresi nuk po vepron fare, atëherë ai po duhet të veproj vet, duke iu referuar ndihmës që dha për themelimin e një instituti për inovacionet, të cilin e dha administrata e tij në Karolinën Veriore.
XS
SM
MD
LG